Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar nën dyshimin se si menaxher në një kompani private në Ferizaj, në periudhën janar- mars 2024, kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktivë të përfitojë 35 mijë euro për vete dhe i ka shkaktuar dëm kompanisë.
Ai dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Rajoni Ferizaj, pas pranimit te informatës mbi dyshimin se një person ka bere përfitim personal ne mënyrë te paligjshme, ka filluar hetimet intensive lidhur me personin e dyshuar.
Pas veprimeve hetimore është vërtetuar, se personi i dyshuar E.Q ( viti i lindjes 2000) m/k., me pozitë menaxher në një kompani private, në periudhën Janar-Mars 2024 kishte arritur që përmes fakturave dhe klientëve fiktiv, për vete të përfitoj një shumë të hollash në vlerë 35 mije euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozite.
Më këto veprime, i dyshuari E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“ nga neni 284 i KPRK-së.
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Kryeprokurorin e PTHF, dhe sot, me datë 03.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit E.Q., i cili është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?