Arrestohet kosovari që kishte ikur nga burgu në Zvicër

12:42 | 30 Mars 2021
A. B.

Q.A. kishte ikur nga burgu i Zug-ut të martën e kaluar, duke shfrytëzuar një detyrë të jashtme pune

Kosovari 29-vjeçar Q.A., i cili kërkohej nga policia që nga java e kaluar është përsëri në paraburgim. Ai është arrestohet në kantonin e Cyrihut të hënën në mëngjes, shkruan zentralplus.ch

Q.A. kishte ikur nga burgu i Zug-ut të martën e kaluar, duke shfrytëzuar një detyrë të jashtme pune, transmeton albinfo.ch.

Hetimet intensive policore të ditëve të fundit kanë çuar shërbimet e ndjekjes në vendndodhjen e të kërkuarit, thotë policia e Zug-ut. I riu është arrestuar më pas nga policia e kantonit të Cyrihut të hënën në mëngjes. Tani ai është përsëri në burgun e Zugut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme