Autoritetet shqiptare kanë arrestuar në aeroportin e Rinasit kosovarin i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë.
Policia e Shtetit njofton si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë