Arrestohet kosovari në Maqedoni të Veriut, dyshohet se e kishte ndezur zjarrin në Komunën e Tetovës

13:24 | 8 Tetor 2024
K.B

Dje në ora 20:15 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, policia maqedonase e ka arrestuar një kosovar me vendbanim të përkohshëm në Shkup.

Ai dyshohet se një ditë më parë e ka ndezur zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 288 i Kodit Penal.

Kujtojmë se nga zjarri në Komunën e Tetovës është dëmtuar një pjesë e arkivit dhe materialeve zgjedhore. /tvklan.mk/

Të ngjashme