Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar personi i cili e ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletic.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla përmendi edhe dy aksione të policisë në dy ditët e fundit që janë zhvilluar në veri, ku theksoi se krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit”, shkroi Sveçla.
“Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, përfundoi shkrimin i pari i MPB-së./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...