Një ish-zyrtarë i gjendjes civile në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
I dyshuari Xh.B., i cili ka punuar i ofiqar deri në vitin 2019, dyshohet se ka regjistruar një shtetas turke në sistemin elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.
Siç thuhet në njoftim, shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.
“I dyshuari, me veprimin e tij dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’. I njëjti, sot më 20.09.2023, është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të lëshuar nga prokurori, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
“Partizani”, Berisha nuk shkon në gjyq/ Shtyhet seanca në Gj...
Shtyhet për një orë seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bed...
Ukraina rrëzon dhjetëra dronë të Rusisë
Presidenca dhuron pako onkologjike për gratë e prekura nga k...
“Zgjedhje për strukturat drejtuese”, Rrjeti i Bi...
Kurti viziton sot DOKU.TECH