Ish-oficeri i policisë serbe, Ivan Gjuriq është arrestuar në Bosnje me urdhër të Prokurorisë së këtij shteti.
Gjuriq akuzohet për krime lufte kundër viktimave të kombësisë kryesisht kroate dhe boshnjake. Ai gjithashtu ngarkohet se rrahu me shkop civilë të ndaluar kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë, i plagosi ata me armë të ftohtë dhe i maltretoi gjatë.
Prokuroria ka njoftuar se 49-vjeçari dyshohet të ketë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës në zonën Brçko në Bosnje së bashku me persona të tjerë, të cilët ishin ndjekur më parë nga Tribunali Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (ICTY), raporton gazeta express.
Ai akuzohet drejtpërdrejt për vrasjen e të paktën dy civilëve boshnjakë dhe një kroat.
Prokuroria ka shtuar se hetimi gjithashtu ka përcaktuar se Gjuriq së bashku me Goran Jelisiq aka Adolf, i cili u dënua nga Gjykata e Hagës me 40 vjet burg në vitin 2001, morën pjesë në abuzimin e civilëve të arrestuar në kampin “Luka” në Brçko më 1992.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...