Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për për tentim-sulmin ndaj kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jasharaj.
I njëjti sipas policisë me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
”Shkolla “Ismail Qemali”, Prishtinë 05.09.2022 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Tentimi sulmi ndaj Jasharajt u bë ditën e djeshme, kur kryetari i SBASHK-ut mbajti një takim me mësimdhënës në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë./arbresh.info/
lexo edhe:
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”