Google ADS

Arrestohet i mituri, sulmoi zyrtarin policor

10:06 | 25 Nëntor 2021
L G

Një person i mitur është arrestuar nga Polica e Kosovës, pasi i njëjti ka sulmuar dhe penguar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti sipas policisë është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar, shkruan arbresh.info.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri.

“ Njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka sulmuar dhe penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës”, njofton PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme