Një i mitur është arrestuar në veri pasi që i njëjti ësht kapur duke ngjitur pamflete të cilat sipas policisë, nxisin urrejtje.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Arbresh.info tha se për këtë rast janë ndaluar e intervistuar edhe tre persona të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa për të pestin tha se po punojnë “në drejtim të asaj që të intervistohet”.
“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë”, tha Elshani.
Ai tha se janë bastisur edhe shtëpitë e secilit të mitur që u intervistua dhe se gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok janë gjetur “mbi 1500 pamflete”.
“Tre nga ta janë intervistu, janë gjetë prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punu në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”, tha ai.
Elshani tha se “përpos personit të parë që është arrestu, tre të tjerët pas intervistimit janë liru në procedurë të rregullt”.
“Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshir edhe të ndaluarin) janë të mitur”, saktësoi Elshani./Arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...