Policia e Kosovë ka arrestuar një të mitur në Podujevë pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me çekan një të mitur tjetër.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin bradash të Podujevës, shkruan Arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Bradash, Podujevë 25.05.2024 – 18:35. Viktima i mitur mashkull kosovar, raporton se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin të mitur mashkull kosovar, është goditur me një çekan. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK . Me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...