Arrestohet i mituri në Fushë Kosovë, rrahu nënën dhe motrën 11-vjeçare

08:52 | 30 Qershor 2021
S D

Një person i mitur është arrestuar mbrëmjen e së hënës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij 11-vjeçare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, palën janë intervistuar në prani të punonjësve social.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar për mbajtje 24 orë.

“Fushë Kosovë 28.06.2021 ─ 23:05. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja kosovare. Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme