Policia e Kosovës, më 09.02.2022, pas hetimeve paraprake nga hetuesit e antidrogës, kishte arritur të gjejë dhe konfiskojë 34 paketime me mbi 90 kg substancë narkotike që dyshohej të ishte marihuanë.
Lidhur me këtë rast policia kishte arritur të arrestojë një të dyshuar, kurse një tjetër (M.Q.), kishte arritur të arratisej.
“Hetimet lidhur me këtë rast kanë qenë duke vazhduar për afro një muaj. Dje më, 11.03.2022, hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione. Policia ka arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.
Rreth arrestimit të të dyshuarve është njoftuar Prokuroria Themelore për Krime të Rënda-Prizren.
Pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’ dhe me aktvendim nga prokurori, ata janë ndalur në mbajtje deri në 48 orë./arbresh.info/
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media