Është arrestuar i dyshuari me inicialet E.M., i cili tentoi të fuste municion në Kosovë nga Shqipëria.
Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit i janë konfiskuar 577 fishekë, 375 euro, 1 telefon mobil dhe 1 automjet.
“Sot, më datë 28.09.20213 rreth orës 10:45, në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Shqipërisë, në Vërmicë, është ndaluar automjeti ‘golf’ me targa vendore me drejtues E.M., (1986) m/k. Zyrtarët policorë në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur një qese në të cilën kishte pasur sasi të municionit”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë,.
“Në total janë konfiskuar: 577 ( pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë ) fishekë të kalibrit 7.62 mm, 375 ( treqind e shtatëdhjetë e pesë ) euro, 1 telefon mobil, 1 automjet VË. Është njoftuar prokurori kujdestar i PTH -Prizren, ku me urdhër të tij është iniciuar rasti “Blerje, shpërndarje, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve dhe municionit”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...