Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për kontrabandim të mallrave, konkretisht të disa pajisjeve për vetura.
“Njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke ndaluar një automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar: 104 pako me vaj motorik, 4 fellne mercedes AMG dhe 6 goma të veturës.
Provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri./Arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës