Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar i dyshuari (shitës i mallrave ilegale) se ka kanosur me jetë stafin e “Betimit për Drejtësi“, gjegjësisht gazetaren hulumtuese Alberta Hashani dhe kameramanin Dituron Aliu, pasi po zhvillonin një hulumtim, i cili do të shfaqet në shtator dhe janë aktivizuar edhe organet shtetërore, të cilat kanë reaguar në gjetjet e hulumtimit, pas të cilave kanë pasuar kërcënimet me jetë ndaj stafit nga protagonistët që ishin zënë duke shkelur ligjin.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë.
“Është arrestuar një mashkull kosovar, si i dyshuar për kanosje ndaj dy gazetarëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh kërcenuese që ka pranuar kameramani.
Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren Hashani, duke u shprehur se atë së bashku më kameramanin do i fur në bander.
“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”, është shprehur ai në telefon.
Rasti i kërcënimit ndaj stafit është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili ka ftuar Policinë dhe organet e drejtësisë të hetojnë kërcënimin.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...