Google ADS

Arrestohet i dyshuari që i vuri zjarrin tri veturave në Prishtinë

09:42 | 13 Qershor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar lidhur me rastin e djegies së tri veturave në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimi të policisë pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një person i dyshuar për veprat zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 10.12.2023 .
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.

Personi i arrestuar :

M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme