Google ADS

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Pejë

00:40 | 30 Prill 2021
Trina Galanxhi

Është arrestuar, Faton Brahimaj, i cili dyshohet se e ka vrarë djalin e axhës, Bashkim Brahimaj.

Ai u arrestua në afërsi të zonës ku ka ndodhur vrasja.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Po është arrestuar i dyshuari sonte rreth orës 22:00. Ai është arrestuar në afërsi të zonës ku ka ndodhur vrasja”.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 24 prill në Novosellë të Pejës.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për çështje pronësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme