Google ADS

Arrestohet i dyshuari për vjedhje

15:51 | 18 Dhjetor 2019
A. B.

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt ,kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin F.K. si i dyshuar për kryerjen e disa rasteve të veprës penale vjedhje .

I dyshuari, F.K. (m/sh/k 51 vjeç) gjatë këtij muaji, ne lokacione të ndryshme në Ferizaj,dyshohet se ka kryer disa raste të vjedhjeve nga çantat dhe xhepat e qytetarëve.

Në dy raste.nga viktimat femra,K-Shqipëtare janë vjedhur çantat ku në njenën çantë ka pasur 4.170 euro dhe 1.120 franga zvicerane,kurse në çantën e viktimës tjetër 90 euro dhe dokumente personale.

Pas intervistimit , Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme