Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “tentim vrasje”.
I dyshuari F.B është arrestuar në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë edhe përkundër tentimit për arratisje.
Sipas komunikatës së PK-së, ai dyshohet për veprën në rastin e ndodhur më 17.06.2021 në rrugën “Shaban Shala”.
Komunikata e plotë e PK-së:
Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, përkundër tentativave për ikje, është arrestuar një person i dyshuar.
Personi i dyshuar:
– F. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.
I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor po kryejn proceduarat për veprat -Vrasje në tentativë ,
– Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autoruar i armës si dhe
– Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ku personi në fjalë dyshohet të jetë i përfshirë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...