Burime të Insajderit kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Siç mëson Insajderi, i dyshuari është Murat Jashari, vëllai i ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njokur si “Kumanova”.
Megjithatë, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me informacion nëse ka të dyshuar në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i kontaktuar nga Insajderi, nuk ka dashur të komentojë nëse ka të dyshuar të mundshëm, duke shtuar se shumë shpejtë policia pritet të dalë në konferencë për media, ku do të mësohen të gjitha detajet.
Avokati Vllasi është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 8 të mëngjesit. Ai ka marrë plagë të krahun e majtë, dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetë.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...