Google ADS

Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale në Mitrovicë

10:43 | 19 Gusht 2023
E.K

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që të njëjtit gjatë një kontrolli policor në lokalin e tij, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të lojrave të fatit.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është liruar në procedur të rregullt, përcjell Abresh.info.

“Rr. Elvia Qelebia, Mitrovicë 18.08.2023-22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në lokalin e tij është hasur duke zhvilluar lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pajisje të lojërave të fatit (bixhozit). Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme