Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë me datën 19.08.2022 përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se në një lagje të qytetit të Kamenicës dyshohet se është duke operuar një lokal me lojra të fatit.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë në koordimim të plotë me Prokurorin e Shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës Paraprake së bashku me njësitet e tjera relevante kanë kontrolluar lokalin (shtëpinë) e të dyshuarit Kosovar Shqiptar P.G. (1994).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një tavolinë pokeri, disa pajisje për lojra të fatit, letra bixhozi si dhe një sasi e konsiderueshme e alkoolit pa dokumentacion përcjellës.
Provat materiale të gjetura janë konfiskuar nga ana e Inspektorëve përkatës si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /arbresh.info/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...