Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, dje është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur.
Rasti ka ndodhur me datën 10.09.2018 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku në një lokal (pikë e një filiali që merret me transferim parash), nën kërcënimin e armës janë grabitur një shumë e parave të gatshme.
Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, është finalizuar mbrëmë rreth orës 18:00, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Ndaj tij, Prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...