22:26 | 21 Prill 2021
M. A.
Policia e Rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, sot në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Gjilan kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur më 17.11.2020, në një market në Prishtinë, ku viktimës femër nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash.
Ndaj personit të dyshuar:
– D. D, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.