Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 31 vjeçar, pasi që dyshohet për një rast të grabitjes në Prizren.
Sipas policisë i dyshuari të premten ka grabitur arkën e një lokali në Prizren dhe nga aty kishte marr 250 euro.
Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Sipas policisë i dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën.
Njoftimi i plotë:
Me datën 25 qershor 2021 rreth orës 22:15 min., ne rrugën “Ahemet Krasniqii” në Prizren, ka ndodhur një rast grabitje në lokalin T. shop R. ku sipas deklaratës së viktimës dyshuari, ija kishte marr arkën e parave në të cilën kishte rreth 250 Euro dhe më pas ishte larguar. Viktima kishte filluar ndjekjen e të dyshuarit dhe në një distancë rreth 150 m larg vendit të ngjarjes i dyshuari e kishte nxjerr thikën duke i thënë viktimës që të mos ofrohet dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive e ne bashkëpunim me qytetaret në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj te dyshuarin, K P i datëlindjes 1990 për rastin e Vjedhjes Grabitqare, të ndodhur me datën 25.01.2021.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën qe e ka kryer. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, i njëjti dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...