Arrestohet i dyshuari për grabitje në Mitrovicë, policia i gjen paratë dhe një armë lodër

19:41 | 26 Nëntor 2021
L G

U raportua se një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në Mitrovicë.

Grabitja dyshohet të ketë ndodhur në një pikë të Moneygram-it në Mitrovicë, ku kanë marrë një shumë e parave, shkruan arbresh.info.

Fexhrije Pllana nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës i ka thënë arbresh.info se është arrestuar i dyshuari dhe se tek ai policia ka gjetur një shumë të hollave.

Po ashtu sipas saj tek i dyshuari është gjetur edhe një armë lodër.

“Në rrugën “Shemsi Ahmeti” është raportuar për një rast grabitje, policia ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar, ku te ai është gjetur një shumë e të hollave dhe një armë lodër”, tha Pllana për arbresh.info.

Të ngjashme