Arrestohet i dyshuari për grabitje në Ferizaj

18:19 | 1 Prill 2021
L G

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar sot, F.A (M/Sh/K. 27 vjeçar), i dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në njërën nga rrugët e frekuentuara të qytetit të Ferizajt, shkruan arbresh.info.

Me këtë rast, i dyshuari, me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhirë ari viktimës (femër), dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq me urdhër të Prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme