Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan njofton se ka arrestuar një të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Makresh të komunës së Novobërdës në fund të muajit korrik.
Sipas njoftimit të Policisë, pas kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit B.B është gjetur një pistoletë, një armë automatike AK47 si dhe 15 copë gëzhoja të shkrepura.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor Novobërdë falë bashkëpunimit me qytetarë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se ne fund të muajit korrik në një aheng familjar në fshatin Makresh, komuna e Novobërdës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitet i hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë me urdhër të prokurorit të shtetit ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellës të të dyshuarit B.B. (viti i lindjes 1994, mashkull, kosovar shqiptar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë një (1) pistoletë e kalibrit 9 mm, një (1) armë automatike AK47 si dhe pesëmbëdhjetë (15) copë gëzhoja të shkrepura. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Novobërdë ku është intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.”, njofton Policia.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprat penale ,”Përdorim i armës’’ dhe ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore, bën të ditur Polcia./Arbresh.info
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor