Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin E.M.si i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë dhe rasti i tretë i mbetur në tentativë.
I dyshuari, E.M. (m/sh/k 19 vjeç) në rastin e parë më datën 18.12.2019, rreth orës 01:30 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në dalje të Ferizajt në drejtim për Shtime, i maskuar dhe i armatosur me armë të shkurtë-pistoletë, ka hy në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.505 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Po në të njëjtin lokacion, më datë 25.12.2019 rreth orës 02:15 i dyshuari ka përsëritur veprën e njëjtë duke grabitur nga punëtori 350 euro, ndërsa rasti i tretë me datë 31.12.2019 ka mbetur në tentativë.
Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.
Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë./arbresh.info
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...