Policia e Kosovёs njofton se ёshtё arrestuar njё person nё Gjilan, nёn dyshimin pёr armёmbajtje pa leje.
Nё njoftimin e Policisё, thuhet se gjatë kontrollit tek pasagjeri i kësaj veture në çantën e krahut ka gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator dhe 7 fishekë, të gjitha këto pa leje.
“Gjatë kontrollit tek pasagjeri i kësaj veture A.K. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) në çantën e krahut ka gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të llojit Zastava e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, të gjitha këto pa leje”, thuhet në njoftim.
Bёhet e ditur se pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ ./Arbresh.info
IKSHPK-ja rendit simptomat dhe jep këshilla për parandalimin...
20 raste të vjedhjeve gjatë javës që shkoi në rajonin e Feri...
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste