Google ADS

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Shtërpcë

08:50 | 14 Dhjetor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kanosje me armë zjarri në Shtërpcë, pas një incidenti të ndodhur të premten rreth orës 18:50.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, në fshatin Brod.

“Me datën 13.12.2024 rreth orës 18:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik- Shtërpcë, saktësisht në fshatin Brod të Shtërpcës, një person derisa po qarkullonte me veturën e tij me targa vendore, është përcjellur nga një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka ndaluar në rrugë dhe e ka kanosur me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të Shtërpcë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se policët e stacionit kanë arritur që në qendër të Shtërpcës të ndalojnë veturën e dyshuar dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës kanë gjetur një armë të zjarrit me 28 fishekë.

I dyshuari E.B i moshës 35 vjeçare është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme