Arrestohet i dyshuari në Prizren, kanosi dy zyrtarë policorë dhe tre inspektorë të AUVK-së

10:18 | 16 Shtator 2021
Arbresh.info

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar se kanë arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e AUVK-së.

“Është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e AUVK-së derisa ishin në inspektimin e lokaleve afariste dhe të gastronomisë”, thuhet në raport.

Sipas Policisë, I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme