Arrestohet i dyshuari në Mitrovicë, tentoi ta dhunonte të miturën duke e kërcënuar me thikë

10:26 | 18 Dhjetor 2021
S D

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një të mitur në Mitrovicë.

E mitura ka deklaruar në polici se ishte në shtëpinë e të dyshuarit me të cilin kishte lidhje dashurie, ku i njëjti e ka kanosur me thikë duke tentuar ta detyroj për marrëdhënie seksuale.

“Mitrovicë 17.12.2021 – 18:11. Viktima femër kosovare-e mitur ka raportuar se përderisa ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit, me të cilin ishte në lidhje dashurie, i dyshuari e ka kanosur me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta detyroj për marrëdhënie seksuale. Viktima ka arritur që të ikë dhe me urdhër të prokurorit do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme