Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovica-Veri, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti për të mitur të hënën rreth orës 09:20 në qytetin e Mitrovicës ka arrestuar të dyshuarin për trafikim me njerëz.
Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se e dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare.
“Hetimet intensive ndaj të dyshuarit kanë rezultuar më sigurimin e provave ku e njëjti dyshohet se e ka mbajte viktimën e mitur në kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për punë të detyruar duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës gjatë periudhës kohore shkurte 2022”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorisë kompetente i dyshuari është ndaluar 48 orë për procedim të mëtejmë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...