Është arrestuar një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në Ferizaj në një lokal afarist.
Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth në rrugën “Gjon Serreqi”, teksa për të dyshuarin i cili është shtetas i Shqipërisë policia po e heton edhe për disa vjedhjeve në raste të tjera.
“Rreth orës 09:00 në stacionin e policisë në Ferizaj nga disa qytetarë janë raportuar edhe katër raste të vjedhjeve të rënda në lokale të ndryshme afariste, të cilat kanë ndodhur gjatë natës në rrugët ‘Enver Topalli’, ‘12 Qershori’ dhe ‘Gjon Serreqi’ dhe të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari i arrestuar E.D”, njofton policia.
I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen
Horoskopi ditor
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë