Google ADS

Arrestohet i dyshuari lidhur me plagosjen në Veternik

19:40 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar lidhur me plagosjen në Veternik.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e policisë Florije Ahmeti.

Ajo mes tjerash tha se edhe është konfirmuar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

“Lidhur me rastin e plagosjes policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu ështe konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se pas të shtënave me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, një person ka marrë plagë për të cilën është trajtuar në QKUK dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë./arbresh.info/

LEXO EDHE: Të shtëna me armë në Veternik, një i plagosur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme