Një person i dytë është arrestuar në lidhje me sulmin e djeshëm në qendër të Stokholmit, thonë burime të policisë.
Sipas të përditshmes Aftonbladet, i dyshuari i parë është një uzbek 39-vjeçar që ishte duke jetuar në Suedi, transmeton portali arbresh.info. I dyshuari kishte postuar propaganda që kanë të bëjnë me Shtetin Islamik, por një mik i të dyshuarit ka thënë për gazetë se i dyshuari nuk ishte i interesuar në politikë apo fe, dhe fliste vetëm për fitimin e parave për familjen e tij.
Pasditen e së premtes, një kamion i vjedhur u fut në një turme këmbësorësh në kryeqytetin e Suedisë. Të paktën katër persona kanë humbur jetën si dhe dhjetëra janë lënduar si rezultat./Arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...