Google ADS

Arrestohet i dyshuar që kërkoi 30 mijë euro për ta liruar të rrëmbyerën, policia sekuestron armë e sëpatë

22:18 | 14 Qershor 2024
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23- vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet se ka rrëmbyer një person, dhe për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash prej 30 mijë euro.

Policia përmes një komunikate për media njofton se viktima është liruar në gjendje të mirë shëndetësore, derisa 23 vjeçari i dyshuar është arrestuar.

Në lokacionin ku është mbajtur viktima, janë sekuestruar 1 armë, 1 thikë, 1 sëpatë si dhe gjësende të tjera.

Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme