Është arrestuar edhe i dyshuari i katërt i përfshirë në veprën penale “Rrëmbim” që ka ndodhur në korrik të këtij viti në Gjilan.
Policia e Kosovës, Rajoni i Gjilanit ka bërë të ditur se pas disa muajsh qëndrimi në arrati, është prangosur edhe i dyshuari i katërt me inicialet A.C 37 vjeçar, raporton Arbresh.info.
“Me datën 20.10.2024, Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në vazhdën e hetimeve dhe si rezultat i veprimeve operative-hetimore kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit A.C. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë në koordinim dhe mbështetje edhe nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”, bën të ditur policia.
Policia bënë të ditur se i njëjti ishte në kërkim që nga 20 korriku i këtij viti, kur edhe dyshohet se kishte kryer veprën
“I njëjti ishte vënë në kërkim policor që nga data 20.07.2024 me dyshimin se në bashkëkryerje edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale ‘’Rrëmbim’’, rast i cili kishte ndodhur me datën 20.07.2024”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajte për 48 orë.
Ndryshe, një person ishte rrëmbyer pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi. Familjarët e viktimës kishin paraqitur rastin në stacionin policor në Gjilan.
Policia kishte njoftuar se motra e viktimës ka bërë denoncimin në polici, ku ka treguar se vëllai i saj i mitur është rrëmbyer nga një person tjetër për shkak të një mosmarrëveshjeje borxhi./Arbresh.info/
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...