Google ADS

Arrestohet hetuesi i dytë i krimeve ekonomike

00:33 | 6 Shkurt 2020
arbresh.info

Pas arrestimit të hetuesit policor për Krime Ekonomike, Lavdim Osmani, mësohet se Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar edhe një koleg të tij.

Edhe hetuesi i dytë raportohet se është arrestuar në natën e së mërkurës, me arsyetimin e dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimi i dy hetuesve është realizuar në kuadër të një aksioni të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Arrestohet udhëheqësi i Krimeve Ekonomike në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme