Pas një pune intensive hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar me mbiemër Rama i cili në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër i cili tanimë ndodhet në paraburgim kanë kryer shumë vjedhje të rënda e ndër to edhe ajo në rrugën “Sezai Surroi” e datës 25 janar në market “Lindi”.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë ballafaqimit me provat e sekuestruara, i njëjti ka treguar edhe për gjashtë raste tjera të vjedhjeve.
Gjësendet e vjedhura i kishte shitur një i dyshuar i tretë në ketë rast i cili është marrë në pyetje në cilësi të personit të dyshuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit Rama është vendos masa e arrestit. Disa nga gjësendet e vjedhura që janë gjetur nga policia i janë kthyer pronarit.
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...