Me datën 15 tetor të vitit 2016, rreth orës 16:55 minuta, në një automjet në afërsi të marketit “Laja” në fshatin Landovicë pati ndodhur një vjedhje e rëndë me ç’ rast i dyshuari e kishte thyer xhamin e një veture dhe kishe marrë në mënyrë të kundërligjshme stoli të arta në vlerë prej rreth 7000 eurove.
Sipas policisë së rajonit të Prizrenit, në atë kohë hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” në Prizrenin kishin kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe kishin arritur që të gjenin pamje të marra nga një kamerë e sigurisë.
Ndërkaq, sot, në mëngjes, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” është arrestuar i dyshuari J.K. dhe i njëjti dërgohet në mbajtje ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës, me kohë janë dorëzuar në prokurorinë e shtetit.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...