Policia e Kosovës ka arrestuar një person që i ka vjedhur një qante qytetares nga Prizreni.
Pas denoncimit të rastit nga vet viktima, policia ka identifikuar të dyshuarin që është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.
“Rreth orës 23:30 minuta një qytetare denoncon në Policinë e Prizrenit vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qendronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin e rastit. Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985. Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...