Arrestohet gjilanasi, sulmoi dhe ofendoi zyrtarin policor

08:53 | 19 Tetor 2024
K.B

Është arrestuar një burrë nga Gjilani pasi kishte sulmuar dhe ofenduar zyrtarin policor.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të premten në orën 14:00./Arbresh.info/

“Fsh. Zhegër, Gjilan 18.10.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Të ngjashme