Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka bërë shitblerjen e substancave narkotike.
Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje, si dhe një peshore për matjen e narkotikëve.
“Në konsultim me prokurorin e shtetit nga prokuroria kompetente, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti i cilësuar ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, i sanksionuar sipas nenit 267 të KPRK-së, procedohet tutje për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...