Google ADS

Arrestohet gjakovari, tentoi të paguaj me 50 euro të falsifikuara

09:03 | 10 Gusht 2022
E.H

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi që ka tentuar të bëjë pagesë me një kartëmonedhë 50 euro të falsifikuar, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Avdullah Babalija, Gjakovë 09.08.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte tentuar që të bëjë pagesë me një kartëmonedhë pre 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme