Është arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari ka ndërhyrë në numrin identifikues të veturë së tij.
Vetura është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.
Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Qendra e Automjeteve të Kosovës 17.08.2022 – 10:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ndërhyrë në numrin identifikues të veturës së tij. Vetura është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës