Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve të llojit heroin

15:17 | 17 Shtator 2021
A Z

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë DHTN-Gjakovë, ka njoftuar se pas veprimeve operativo hetimore, sot ka realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e njëjtë të realizuar në muajin gusht të këtij viti, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (S.M), për posedim të narkotikëve.

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjakovë, sot është arrestuar edhe personi i dytë (B.Sh.), nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, Shitja ose Shpërndarja e Paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dytë (B.Sh.) janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

-Një (1) qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,
-Po ashtu edhe njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,
– Para të gatshme (145) euro dhe (30) Franga,
– Dy (2) telefona mobil te llojit Samsung dhe
– Dy (2) letërnjoftim dhe një (1) patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar
nga i dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës.

Në lidhje me rastin për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit edhe personi i dytë është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar./arbresh.info/

Të ngjashme