Pas një pune hetimore dy mujore, tanimë është arrestuar H. D. femër, shtetase e Shqipërisë, mbi bazën e dyshimit se e njëjta me datën 07 gusht, në pastiçeri të një qendre tregtare e kishte joshur një të ri për akullore në të cilën me gjasë i kishte hedhur qetësues dhe më pas e kishte shoqëruar në një dhomë hoteli.
Pas pak viktima kishte humbur vetëdijen, ndërkaq e dyshuara ia kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme të parave dhe telefonin mobil dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, është bërë e ditur se e njëjta kishte kryer edhe një rast të ngjashëm në Prizren. Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të ndalët nën masën e arrestit. Hetuesit besojnë se e dyshuara e këtij rasti mund të ketë kryer edhe raste tjera por që nuk janë raportuar në polici.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...